Transmetuar më 09-05-2021, 11:32

Më shumë se një e katërta e martesave përfunduan në divorc në vitin 2019 (26.1 divorce për 100 martesa nga 21 vitin e mëparshëm), duke shënuar një nivel rekord dhe rritje të ndjeshme në raport me 1990-n, kur ky tregues ishte vetëm 9.2 divorce.

Ndonëse në rritje në raport me vitet e mëparshme, divorcet ende mbeten të ulëta në raport me vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore. Sipas INSTAT dhe Eurostat, vendi ynë renditet ndër 10 vendet që kanë nivelin më të ulët të divorceve, në raport me martesat.

Por, në rajon, Serbia dhe Shqipëria mbajnë rekord për ndarjet e familjeve, me përkatësisht 30 dhe 26 divorce për 100 marteaa. Familjet më të qëndrueshme në Europë janë në Kosovë, me vetëm 4.6 divorce për 100 martesa në 2019-n, sipas Eurostat. Pas Kosovës renditet Maqedonia e veriut (14.4) dhe Mali i Zi (24).

Në vendet e zhvilluara të Europës, minimalisht një e treta e martesave përfundojnë në divorc. Rekordin e mban Luksemburgu me 89 martesa për 100 divorce, e ndjekur nga Portugalia (61.4). Finlanda, ndonëse është shteti më i lumtur në botë, sipas renditjes së Kombeve të bashkuara në Indeksin e Lumturisë, është e treta në Europë për numrin e lartë të ndarjeve të familjeve (60).

Në Itali, gati gjysma e martesave përfundojnë në divorc (46.4), ndërsa në Greqi 38. Lukesmburgu kryeson edhe në botë për numrin e lartë të divorceve. Krahas shteteve europiane i lartë është ky tregues edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa shtetet ku divorcet janë më të ulëtat në botë janë India, Kili Kolumbia, Meksika, Egjipti, Brazili etj.

 

Divorcet në botë

Shkalla globale e divorcit është rritur me 251.8% që nga viti 1960. Çdo vit, organizatat botërore siç është OKB-ja regjistrojnë norma globale të divorcit. Sipas të dhënave të regjistruara, statistikat e martesës dhe divorcit po ndryshojnë në mënyrë dramatike, për shkak të një numri faktorësh. Arsyet më të zakonshme përfshijnë: Papajtueshmëria; Pabesia; Varësia nga droga / alkooli; Abuzimi fizik / mendor.

Ndikimi financiar i Covid-19

Pavarësisht nga shpresat se nisja e procesit të vaksinimit deri në fund të vitit 2021 do të lejojë shumë prej nesh të nisin të jetojnë jetën para-pandemike, shumë ekspertë të fushës ligjore besojnë se nuk ka asnjë garanci që do t’i japë fund prirjes së zgjidhjeve të martesave, në raste ku ka pasur konflikte.

Ekspertët ligjorë besojnë se ndikimi financiar i Covid-19 mund të çojë në një recesion afatgjatë, që do të thotë se marrëdhëniet mund të tensionohen nga problemet e vazhdueshme të parave, një pjesë nga humbja e vendeve të punës gjatë pandemisë dhe tjetra, nga shpenzimet e larta të kurave për trajtimin e virusit.

8 arsyet më të zakonshme që sjellin divorc

Emigracioni Pabesia, konfliktet e vazhdueshme Shkaqe ekonomike Alkooli, drogat, kumari Ndryshimi i prioriteteve dhe interesave Dhuna në familje Ndarje fiktive për arsye procedurale Rritja e bashkëjetesës

Studimi

Punët me normën më të lartë të divorcit

Transportuesit Teknikë ajrorë Asistentë mjekësore apo administrativë Elektricistë, mekanikë, riparues Ushtarakë, policë, detektivë

Punët me normën më të ulët të divorcit

Shkencëtarë 2. Terapistë 3. Zhvilluesit e fushës teknologjike 4. Avokatë, magjistratë, gjyqtarë 5. Farmacistë, analistë financiarë /monitor