Transmetuar më 08-05-2021, 19:30

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në fshatin Grackë e Vjetër në Lipjan.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe si pasojë 13 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia vendase, ku në komunikatën zyrtare, dhënë për mediat shkruan:

“Në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 13 persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”./noa.al/