Transmetuar më 08-05-2021, 13:34

Bashkimi Evropian arrin marrëveshje me Pfizer-BioNTech dhe teknologjinë e tij të re të vaksinave COVID-19.

Kontrata parashikon 1.8 miliardë doza të mundshme deri në vitin 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në Twitter se zyra e saj “sapo ka miratuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara (+900 milion opsione).

Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë  të vijnë nga BE.

Komisioni Evropian aktualisht ka një portofol prej 2.3 miliardë dozash nga gjashtë kompani farmaceutike.

“Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të pasojnë,” tha von der Leyen në një postim në Twitter.

/a.m/NOA.al