Transmetuar më 08-05-2021, 11:19

Shkencëtarët kinezë "po përgatiten për një luftë të tretë botërore, duke zhvilluar armë biologjike dhe gjenetike përfshirë koronavirusin".

Ky ka qenë paralajmërimi i shërbimeve inteligjente për rreth gjashtë vjet.

Kjo u zbulua nga një dokument, që është marrë edhe nga hetuesit amerikanë.

Provat që Pekini e ka konsideruar potencial ushtarak “Covid-19” që nga viti 2015 kanë ngritur frikë të reja rreth shpërthimit të pandemisë.

Shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze filluan me manipulimin e sëmundjes, duke prodhuar armë "në një mënyrë që nuk ishte njohur më parë".

Përfaqësuesi Tom Tugendhat, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, tha: “Ky dokument ngre shqetësime të mëdha. Edhe nën kontrollet më të rrepta, këto armë janë të rrezikshme”.

Eksperti i armëve kimike Hamish de Bretton-Gordon tha: "Kina ka anashkaluar rregulloret dhe ka shmangur mbikëqyrjen e laboratorëve të saj ku mund të ketë pasur një provë të tillë".

Zbulimi nga libri "Çfarë ndodhi me të vërtetë në Wuhan" u raportua dje në “The Australian”.

Plot 18 autorë punuan në laboratorë "me rrezik të lartë", thonë analistët. Agjencitë e inteligjencës dyshojnë po ashtu se Covid-19 mund të jetë rezultat i një arratisjeje të pavullnetshme nga laboratori i Wuhan. Ende nuk ka prova që të provojnë se virusi doli me dashje nga laboratori .

/a.m/NOA.al