Provokim ndaj shqiptarëve/ Lapidarit të dëshmorit i heqin flamurin tonë dhe vendosin atë serb
Transmetuar më 07-05-2021, 23:44

Persona të panjohur dhunuar lapidarin e dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, duke hequr  flamurin shqiptar, për të vendosur një flamur serb në Bujanoc.

Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili ka larguar flamurin serb dhe ka vendosur sërish flamurin shqiptar.

“Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, ku pas pak ditësh është marrëveshja e Konçulit, le të jenë ata në dijeni se çdo ditë po provokohen shqiptarët edhe në pjesët më të ndjeshme, pra tek dëshmorët. Bëj apel që të përcillet ky mesazh”, tha Musliu.

Musliu bëri apel që të merret seriozisht gjendja e shqiptarëve dhe provokimet që po u bëhen atyre atje.

Bujanoci kujtojmë se është një nga krahinat me popullsi shqiptare në territorin serb.

/a.m/NOA.al