Transmetuar më 07-05-2021, 21:59

Kandidati për deputet dhe kreu i Partisë Nisma-Thurje, ashtu si të gjitha kandidatët e tjerë të kësaj force politike, humbën në zgjedhje.

Shabani i renditur i dyti në qarkun e Durrësit mori vetëm 127 vota.

Endri Shabani edhe pse nuk ka mundur të fitojë në zgjedhje, ka fituar dashurinë e jetës së tij.

Ai ka publikuar në Facebook një foto duke prezantuar partneren e tij, me të cilënë shtë fejuar, duke i ka dedikuar asaj një poezi të Dritëro Agollit.

Kur iki larg drejt teje vij

kur vij afer iki larg

per dreq me tremb largesia

dhe afersia behet cark

As e kuptoj si te dua

nje mjegull pus, nje cmenduri

si nje poet qe shkruan vjersha

dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi

Dhe ndoshta kjo eshte dashuria

e cakerdisur, kuturu…

per dreq me tremb largesia

dhe afersia gjithashtu.

/a.m/NOA.al