Transmetuar më 07-05-2021, 20:02

A ka një krisje të marrëdhënies mes Mevlanit dhe Ledjanës, të cilët janë deklaruar për njëri-tjetrin?

Mevlani është shprehur se luhatjet dhe gjestet e Ledjanës ndikojnë që të ketë dyshime për sinqeritetin e saj.

“Për një person që i pëlqej i përjetoj, që kur këtu të jem përdore, jo kur të dal nga emisioni të them nuk e dua. kam hyrë i sinqertë dhe do të dal i sinqertë nga ky program. nuk jemi të detyruar të dalim çift mund të dalim edhe tek, në momentin që ke dikë tjetër dhe bën lojë nuk e di. Por këto gjestet e saj më bëjnë të dyshoj. Ky acarimi im s’do të thotë që i them Ledjanës largohu nga unë.  E di që do të më rrafi kur të dalim, nëse do të kisha histori të vërtetë gjithë botës do ia tregoja”, tha ai.

Sjellja e Ledjanës, sakaq, ka sjellë konfuzim mbi marrëdhënien e saj me Mevlanin.

Ajo ka sqaruar duke thënë se deklarata “Të Dua” për Mevlanin ishte e momentit.

“Nuk kam pse të bëj takim romantik para kamerave, kanë ndodhur shumë gjëra, fakti pse unë mërzitem, ne vijmë në program por jetojmë edhe jashtë. Në fund të muajit unë kam kërkuar të dal të njihem jashtë me të dhe juve më keni thënë se është dinamika e programit dhe se pak më parë një çift kanë dalë. Nuk kam bërë ndonjëherë si e dashuruar”, tha Ledjana.

Ledjana gjithashtu ka treguar se përse nuk ka pranuar që të zhvillojë një takim para kamerave me nënë e Mevlanit.

“Kam biseduar, e kam takuar, kam ngrënë drekë dhe nuk e quaja të arsyeshme para kamerave kur e kam bërë jashtë kamerave”, tha ajo.

Ndërkohë, surpriza për Mevlanin ishte nga mamaja e tij që i ka bërë të gjithë që të përloten në këtë puntatë të Për’Puthen.

Përmes një videoje mamaja e tij tha se djali është larguar nga vendi për të punuar jashtë qëkur ishte i vogël.

“Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin. Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon ia bënte që më jep mamin në telefon. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, tha mamaja e Mevlanit.

Të gjithë janë përlotur përfshirë moderatoren Borën, Mevlanin, Ledjanën apo Shkëlqimin.

Mes lotësh Mevlani ka dhënë një mesazh për nënën  e tij duke thënë se të gjitha lotët do të t’ia kthejë në buzëqeshje. /a.m/NOA.al