Transmetuar më 07-05-2021, 18:13

Ai u arrestua për rrëmbim si dhe për rrahje dhe kërcënim të 31-vjeçarit, Massimo Scalabrino, me një rekord të pasur penal, i cili disa ditë më parë detyroi një 28-vjeçar të ecte lakuriq me të dashurën dhe qenin e saj, me qëllim për të vjedhur brenda makinës së tij.

Këtë mëngjes agjentët e policisë së Anzio e arrestuan dhe e transferuan në burgun Velletri.

Ai u identifikua pas hetimeve rreth videos së xhiruar nga vetë 31-vjeçari (dhe postuar në rrjetet sociale prej tij).

Policia verifikoi pamjet e të gjithë personave që ndodheshin në atë moment, për të arritur te autori i dyshuar.

Këtë mëngjes prokurori i Velletri, i urdhëruar nga kryeprokurori Giancarlo Amato, zbardhën ngjarjen e pazakontë, pasi hetimet nga policia e stacionit të policisë Anzio Nettuno filluan ditët e fundit.

Nuk dihet arsyeja pse ai detyroi 28 vjeçarin dhe të dashurën e tij të grabisnin makinën e tij.

/a.m/NOA.al