Transmetuar më 07-05-2021, 18:12

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar ditën e sotme përdorimin e vaksinës kineze “Sinopharm”.

Këtë lajm e dha vetë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Këtë pasdite, OBSH-ja e futi në Listën për Përdorim Emergjent vaksinën kineze Sinopharm, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që merr vlerësimin e OBSH-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë.

Kjo zgjeron listën e vaksinave anti-COVID që Covax mund të blejë dhe u jep vendeve besim për të shpejtuar miratimin e tyre rregullator dhe për të importuar dhe administruar një vaksinë", u shpreh ai.

Rregullatorët nga Kina dhe vendet e tjera kanë miratuar vaksinën “Sinopharm” në muajt e fundit, megjithëse kompania nuk ka lëshuar të dhëna të provës klinike të Fazës 3 që shkencëtarët të vlerësojnë në mënyrë të pavarur, shkruan BBC. /k.k/noa.al/