Transmetuar më 07-05-2021, 17:10

Ministria e Shëndetësisë raportoi për dy humbje jete në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit.

Bëhet fjalë për 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç.

Sa i përket rasteve të reja, janë evidentuar 67 të prekur nga 2 mijë e 728 testime në të gjithë vendin.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/