Transmetuar më 07-05-2021, 16:50

Një shqiptar është arrestuar në Angli vetëm pak muaj pasi kishte shkuar në këtë vend.

Mediet e huaja raportojnë se Elson Balla u vu në pranga brenda një ferme kanabisi, në Stokolm.

Ishin banorët e zonës ata që lajmëruan autoritetet të cilët menjëherë nisën hetimet për rastin.

“Brenda pronës u gjet një rritje e mirë e administruar dhe e vendosur profesionalisht e kanabisit. Në katin e parë kishte 48 bimë dhe në katin e sipërm kishte 46 bimë me një rritje të llogaritur prej 5 kg kanabis”, thanë autoritetet.

“Ju do të vuani pesë muaj të dënimit tuaj por nuk e di nëse do të liroheni apo jo për shkak të statusit tuaj të imigracionit”, i tha shqiptarit gjykatësi i çështjes. /k.k/noa.al/