Transmetuar më 07-05-2021, 14:59

Presidenca ka reaguar pas votimit në Kuvend ku u rrëzuan dekretet e kreut të shtetit për ligjet e Reformës në Drejtësi.

Përmes këshilltarit, presidenti shprehet se votimi i sotëm ka për qëllim kapjen e drejtësisë nga mazhoranca.

“Pse qeveria sot rrëmben drejtësinë? Pse nuk u konsultuan ndryshimet me komisionin e Venecias?

Pse u hodh poshtë puna e ekspertëve të nivelit të lartë dhe u miratuan me urgjence?

Ky veprim i sotëm është që të rrëmbeje drejtësinë dhe ta kthejë atë në një drejtësi të qeverisë dhe jo për qytetarët.

Gjatë kësaj periudhe të fushatës, presidenti i ka kthyer këtë ligje përmes dekreteve të mirëarsyetura”, tha ndër të tjera Bledar Dervishaj. /k.k/noa.al/