Transmetuar më 07-05-2021, 14:00

Parlamenti ka votuar pro për ngritjen e Komisionit Hetimor për “shkarkimin” e presidentit Meta.

Ngritja e Komisionit u votua me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Një ditë më parë u publikuan edhe emrat e deputetwve nw Komision, ku si kryetar pritet të jetë deputeti, Alket Hyseni, ndërsa pjesë e tij mësohet se do të jenë edhe deputetë të opozitës parlamentare si: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit./K.B/NOA.al