Transmetuar më 07-05-2021, 13:36

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi pritet që të votojë anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Parlamentit, Myslim Murrizi i cili është emëruar edhe nënkryetar i komisionit tha se do të jetë në atë komision për të parë seriozitetin e akuzave që Taulant Balla artikuloi ndaj kreut të shtetit në Kuvend.

Po ashtu, Murrizi tha se nëse Kuvendi dhe gjykata do të vendosë, ai vetë mendon se “do të na bëjë mirë një hajdut më pak.”

Murrizi, megjithatë në mënyrë figurative, duke iu drejtuar Ballës tha se nëse shkëputet “kjo kokërr tespie” të tjera mund të pasojë nga grupi i tij dhe të tjerëve.

“Do të jem në këtë komision për të parë se deri ku shkon serioziteti i asaj që artikuluat këtu Balla, por edhe për të parë se çfarë ka bërë realisht ky president gjatë 30 ditëve. Shpresoj të jetë një ogur i mirë. Dhe nëse Kuvendi dhe gjykata do të vendosë, mua si Myslim them se do të na bëjë mirë një hajdut më pak. Burgu i Reçit do të jetë mikpritës për 30 vetë që bëjnë sikur i duan shqiptarët. Ishalla e keni seriozisht dhe nëse kjo kokërr tespie shkëputet, do këtë nga grupi jot si tespie për të shkuar drejt Reçit” ./K.B/NOA.al