Transmetuar më 07-05-2021, 09:45

KRETË, 7 MAJ 2021 NOA.AL – Një vajzë në ishullin grek të Kretës është abuzuar seksualisht nga shoku i klasës, i cili ftoi edhe 4 shokë të tij të ishin spektatorë dhe pasi filmuan skenat intime, nisën kërcënimet që shfryrja e epsheve të djaloshit të vazhdonte sa herë të donte ai, në të kundërt pamjet do bënin kërdinë në rrjet.

Gjithçka nisi me një histori intime. Vajza e mitur besoi në dashuri dhe pranoi të bëjë seks me shokun e klasës, një djalë 13 vjeç nga Iraklio e Kretës, raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Por ndërsa vajza mendonte se po i jepej vetëm atij dhe thjeshtë për një akt puthjeje dhe ledhatimesh, plani ishte thurur ndryshe.

Në vendin ku po rrinin, ndërkohë po i përgjonin katër djem të tjerë. Ata shikonin dhe filmonin aktin seksual që nxiti shoku i tyre.

Vajza nuk ka pranuar të bëjë seks, por djali ia ka dalë dhe marrëdhënia është realizuar. E gjitha ishte dhe në video të regjistruar me celular.

Pas aktit, nisën telashet e tjera. Djaloshi 13 vjeçar nisi të bëjë presion duke i treguar shoqes që përdhunoi me 4 shokët spektatorë, se kishte filmime që edhe mund të përhapeshin në shkollë dhe në rrjetet sociale.

Policia tha se 13-vjeçari, pasi regjistroi aktin e kërcënoi vajzën se do ta publikonte videon nëse skena mes tyre nuk përsëritej.

Ngjarja u mësua dhe nga vëllai i 13 vjeçarea, nxënës në të njëjtën shkollë. Ai informoi prindërit e tyre.

Denoncimi vuri në lëvizje policinë e Kretës e cila ndaloi 5 djemtë adoleshentë. Ata u morën në pyetje mbi këtë histori të shëmtuar dhe po ndiqen në gjendje të lirë. /noa.al