Transmetuar më 07-05-2021, 00:02

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në qytetin e Fierit, ku një grup të rinjsh është përplasur me një person.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.

Në videon e publikuar nga JOQ thuhet se 7 persona dyshohet se kanë goditur me grushte një bashkëmoshatar te tyre.

Në videon e meposhtme shihet qartë përplasja mes të rinjve dhe se si 7 persona i afrohen “presë” e me pas fillojne ta godasin pa meshire.