Transmetuar më 06-05-2021, 23:46
Foto ilustruese

Një automjet me eksploziv është gjetur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën industriale në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia vendase për mediat, ku deklaron:

“Sot rreth orës 22:20 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”./noa.al/