Transmetuar më 06-05-2021, 18:20

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Itali ka komentuar marrëdhëniet me Turqinë, Kinën, si dhe perspektivën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian.

Rama e cilësoi thelbësore për sigurinë në Bashkimin Europian, ndërsa shtoi se pavarësisht raporteve të mira mes dy vendeve, presidenti Erdogan nuk ka ndikim në Shqipëri. Investimet turke në vendin tonë, Rama i paralelizoi me ato të vendeve të BE apo donatorëve të tjerë, ndërsa u ndal edhe tek ndërtimi i xhamisë së madhe në Tiranë.

“Mendoj që nga njëra anë për ne është e mundimshme ta bësh të qartë sepse ka opinione të ndryshme që vijnë nga jashtë lidhur me mënyrën si t’i qasemi Europës. Për ne Europa nuk është alternativë por vendi që ka të njëjtin vlerë sot kur etërit e parafytyruan”.

“Ndoshta jemi naivë apo si ata që para se të martohen janë entuziastë për të dhe nuk duan të dëgjojnë përvojat alternative të martesave, Ne nuk shohin asnjë aktor apo faktor kundrejt Europës. Për ne kjo është mundësia për ta bërë Shqipëri një vend evropian”.

Rama foli më konkretisht për Turqinë dhe miqësinë e veçantë dhe aq të përfolur të tij me Erdogan.

“Historia e marrëdhënieve është e ndërlikua por mendoj se Turqia është kyçe për sigurinë e BE. Kur vjen fjala te rajoni më duhet të them që kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë. Për ne Turqia është partner strategjik. Marrëdhënia me Erdogan është e shkëlqyer por nuk ka asnjë shenjë se Erdogan dhe Turqia po ushtrojnë në Shqipëri apo në rajon, të ashtuquajturin otamotizim. Zemërohem kur shoh lajme të rreme për xhami që ndërtohen në Shqipëri për të ndërtuar këtë lloj ndikimi”, theksoi Rama.

“Kur vjen puna te xhamitë jemi mirënjohës për procesin e  restaurimeve të trashëgimisë që kemi qofshin këto xhami a kisha përmes donatorëve të ndryshëm si BE apo Turqia. Gjëja tjetër është xhamia e Tiranës ku kanë kontribuar për komunitetin mysliman pasi kemi një katedrale të madhe katolike dhe ortodokse dhe mungonte një xhami e madhe. Komuniteti mysliman turk kontribuoi. Çështja e demarkimit detar me Greqinë, nuk kemi pasur asnjë shtysë nga Turqia për të bërë diçka në këtë drejtim”, deklaroi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe me Kinën.

Rama siguroi se marrëdhëniet Shqipëri-Kinë janë thjesht normale dhe s’ka asgjë speciale.

‘’Është e vërtetë, që Shqipëria pak rëndësi ka kush humb apo fiton në zgjedhjet e saj, kur bëhet fjalë për BE. Opinioni publik shqiptar është shumë pro BE-së, shumë pro perëndimor. Nuk ka asnjë dyshim, që shtegu europian nuk është një nga zgjedhjet për ne, është zgjedhja e vetme dhe fundore për ne. Për disa vende të tjera në rajon, që ka aktorë të tjerë me ndikim mjaft të rëndësishëm. Por kjo nuk mendoj se është si Shqipëria, ne kemi marrëdhënie të të llojeve të ndryshme me të të tjerat, por askush s’është zëvendësuese  e BE”, u shpreh kryeministri Rama.

“Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave në fillim”.

“Kur them ne, jo vetëm Shqipëria, por gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor” tha Rama, edhe pse jemi lagje e Europës.

“Na u desh të vepronim vetë, të vepronim individualisht. Për ne shkoi mirë, bëmë kontratë me Pfizer, dhe me AstraZeneca. E për të qenë të saktë, Sinovac nuk e morëm nga Kina, por distributori në Turqi. Marrëdhëniet tona me Kinën janë normale, dhe normalja në këto marrëdhënie s’ka asgjë speciale’’- tha Rama./a.m/NOA.al