Transmetuar më 06-05-2021, 17:25

Situata e 24 orëve të fundit sipas shifrave zyrtare duket të jetë gati e njëjtë me atë të 24 orëve pararendëse, sa i përket rasteve të reja. Sot Ministria e Shëndetësisë tha se ndër 2818 testime të kryera, dolën 91 raste të reja. Një ditë më parë u raportuan 2851 testime dhe 92 të infektuar të rinj.

Rastet pozitive të konfirmuara 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së djeshme, tre qytetarë të moshës 52 deri 83 vjeç humbën jetën pasi ishin infektuar me virusin SARS-CoV-2.  Ata ishin dy qytetarë nga Korça dhe një nga Shkodra.

Statistika (06 Maj 2021) Raste të reja ditore 91 Të shëruar në 24 orë 894 Të shtruar në spitale 111 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 2,818

Testime totale 649,632 Raste pozitive 131,510 Raste të shëruara 114,362 Raste Aktive 14,742 Humbje jete 2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 12431 Fier 505 Shkodër 356 Gjirokastër 242 Korçë 236 Durrës 231 Vlorë 220 Elbasan 133 Dibër 98 Berat 98 Kukës 96 Lezhë 96

/a.m/NOA.al