Transmetuar më 06-05-2021, 10:15

Gati 10,000 pasagjerë të linjave ajrore në Indonezi janë testuar për koronavirusin me tamponë të përdorur hundësh. Ky mashtrim ka bërë që autorët të përfitojnë mijëra dollarë, sipas policisë indoneziane.

5 punonjës të një kompanie të madhe farmaceutike indoneziane u arrestuan pasi dyshohet se kanë larë dhe ripaketuar tamponët, duke i përdorur më pas për udhëtaret në aeroportin Ndërkombëtar Kualanamu në Medan, Sumatra Veriore.

Sipas policisë, ky mashtrim është bërë për 4 muaj rresht, ndërsa autoritetet po hetojnë numrin e viktimave të prekura nga tamponët e ripërdorur.

Të dyshuarit, nëse shpallen fajtorë do të dënohen me 10 vjet burg, sipas ligjit shëndetësor në Indonezi. /S.H /NOA.al