Transmetuar më 05-05-2021, 23:36

Chelsea vs Manchester City do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21.

Chelsea eliminoi Real Madridin, mbrëmjen e sotme për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, ku fitoi me rezultatin 2-0 dhe me rezultat të përgjithshëm, 3-1.

Manchester City do të ketë statusin e vendasit në finale, kurse Chelsea atë të mysafirit.

Finalja do të zhvillohet me 29 maj në Stamboll në “Ataturk Olympic Stadium”.

Kujtojmë që Manchester City eliminoi në gjysmëfinale, francezët e Paris Saint Germain./noa.al/