Transmetuar më 05-05-2021, 22:52
Foto ilustruese

Një grabitje ka ndodhur në një dyqan në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, në një dyqan në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia për mediat vendase, ku informon:

“Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer ngado të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”./noa.al/