Njihuni me djali shqiptar që ushtron profesionin e mamisë
Transmetuar më 05-05-2021, 19:42

5 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Mamive.

Liburn Dema është djali nga Prishtina, i cili është ndër të vetmit meshkujt mami dhe punon në Spitalin Obsetrik.

Dema është shprehur për “ABC e Mëngjesit” se ky profesion është normal dhe ka treguar për jetën e tij private.

“Unë kam studiuar në universitetin e Prishtinës dhe jam i vetmi mami.

Për momentin punoj në sallën e lindjeve dhe aty jam unë.

Mjekësia është një punë humane, nuk ka lidhje je mami apo infermier. Ka pasur raste edhe që më kanë ngacmuar, por është profesion.

Jam i martuar, kam një vajzë dhe një djalë.

Me vajzën nuk kam pas mundësi se kam qenë pa punë dhe duhet të lindte urgjent pasi gjendja nuk ishte e mirë.

Ndërsa me djalin kam qenë te dera pasi nuk mu lejua se isha pjesë e stafit”, ka thënëai.