Transmetuar më 05-05-2021, 17:30

Në 24 orët e fundit është raportuar vetëm një humbje jete në si pasojë e koronavirusit.

I ndieri është aktori i njohur Guliem Radoja, që u nda nga jeta pak ora pasi shkoi i intubuar në spital.

Nga 2 mijë e 851 testime kanë rezultuar të prekur 92 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës,  Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/