Transmetuar më 05-05-2021, 15:52

Një grua nga Mali, vendi afrikan, raportohet se lindi në Marok të martën plot nëntë fëmijë.

Foshnjat janë "mirë" konfirmoi qeveria e Malit, mbi rastin e pazakontë, megjithëse autoritetet marokene ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht atë që do të ishte një rast jashtëzakonisht i rrallë.

Qeveria e Malit e kishte nisur me avion 25-vjeçaren Halima Cisse, një grua nga veriu i shtetit të varfër të Afrikës Perëndimore, për në Marok, për një kujdessje më të mirë shëndetësore, që më 30 mars.

Ajo fillimisht besohet se mbante “septuplets”, raste këto të rralla para lindjes.

Zëdhënësi i Ministrisë Marokane të Shëndetësisë Rachid Koudhari tha se ai nuk kishte njohuri për një lindje kaq të shumëfishtë, që kishte ndodhur në një nga spitalet e vendit të tij. Por ministria e shëndetësisë e Malit tha në një deklaratë se Cisse kishte lindur pesë vajza dhe katër djem nga operacioni cezarian.

"Nëna dhe foshnjat janë mirë deri më tani," i tha AFP Ministri i Shëndetësisë së Mali, Fanta Siby, duke shtuar se ajo ishte e informuar nga mjeku i vendit të tij që shoqëroi Cisse në Marok. Ata do të kthehen brenda disa javësh, në Mali.

Mjekët fillimisht ishin shqetësuar për shëndetin e Cisse, sipas raporteve të shtypit lokal, si dhe shanset e foshnjave të saj për të mbijetuar. /a.m/NOA.al