Transmetuar më 05-05-2021, 15:32

Izolimi nga pandemia ishte një goditje e rëndë psikologjike, sociale e financiare. Një pjesë e madhe e qytetarëve humbën punën duke vuajtur pasojat ekonomike.

"Pandemia u karakterizua jo vetëm nga kufizme, izolime, karantimi, humbja e të afërmve, humbja e vendeve të punës, nga varfërimi po ashtu, por u shoqërua dhe me një izolim të individëve nga njëri-tjetri, gjë e cila bëri që edhe një dukuri e re të vihej re siç është ajo e të huajësimit të njërit nga tjetri", thotë Entela Binjaku për rtv Ora.

Gjithashtu mbyllja brenda 4 mureve të shtëpisë për disa familje ndikoi në afrimin mes pjesëtarëve por gjatë vitit të kaluar u pa dhe një rritje e rasteve të dhunës.

Dhuna në familje kanë përmasa shqetësuese në shoqërinë shqiptare. Reagimi i institucioneve vijon të jetë një sfidë më vete.

"Situata është më komplekse, edhe qytetarët vetë hezitojnë të denoncojnë kur shohin se institucionet nuk i marrin seriozisht denoncimet e tyre", thotë socioligia.