Transmetuar më 05-05-2021, 15:25

Vazhdon të shkaktojë polemika Saimir Kasemi, protagonist i “Love Story”.

Ai pas mbylljes së spektaklit u largua në Gjermani, ndërsa Meri po qëndron në Shqipëri.

Prej natës finale çifti nuk ka bërë publike asnjë foto së bashku, duke shkaktuar debate dhe ironi të forta në rrjet.

Saimiri ka publikuar këto ditë një foto, duke e postuar në Instagram, ku është shfaqur sërish i vetëm, por pranë  ku ka dashur të thotë se, e ka zgjedhur ndoshta një partnere.

Fotoja e publikuar prej tij pranë një shtrati ka shkaktuar reagime të shumta, pasi ndjekësit kanë ngritur dyshime mbi lidhjen e mundshme të tij me Merin.

“Meri i duhej për të plotësuar programin, gjithçka ishte një show”, kanë shkruar disa nga komentuesit.

“Sapo mbaroi programi nuk e përmendi më Merin, kaq ishte”, ka shkruar një komentues tjetër.

“Po se permendi Merin ka Generda Braçen, super yllll”, ka komentues një ndjekës tjetër.

“Nuk ka pasur asnjërën në asnjë moment, mos thoni gjëra që s’ egzistojnë”, ka replikuar një komentues tjetër.

“Ku e ke Merin mo?”

“Në cilin xhep e ke futur Merin?”, kanë qenë disa nga “bombardimet” me pyetje të ndjekësve të Saimrit në Instagram, ndërsa dikush i ka dalë në mbrojtje.

“Le të thonë ç’të duan. Jam e sigurt që ju jeni bashkë se s’ka se si të jetë ndryshe. Gjithsesi për hir të tifove që kemi bërë për ju, të dy e meritoni një konfirmim. Mezi pres një foto tuajën”.

Sakaq, Meri Murrizi, e cila u zgjodh në finale nga Saimiri ka qëndruar këto kohë në Shqipëri, ku së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për revistën e producentes së spektaklit, Ilda Lumani.

Ilda Lumani, producentja e spektaklit, i ka bërë komplimente Saimirit teksa ai u shfaq i vetëm.

/a.m/NOA.al