Për të tretën ditë radhazi e njëjta shifër: Katër viktima nga COVID-19 në Kosovë
Transmetuar më 05-05-2021, 15:15

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.474 mostra prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.

Ashtu si në dy ditët e kaluara, edhe gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast.

/a.m/NOA.al