Transmetuar më 05-05-2021, 14:52

Alfred Karaj, 38-vjeç, një baba i cili është ndarë nga bashkëshortja në 2017 sepse ajo sillte të dashurin e saj kur ai nuk ishte në shtëpi, ose i hidhte valium gjumi, tragon dramën e tij familjare.

Alfredi thotë se pasi u ndanë, kujdestarinë e fëmijëve ai mori a dhe nëna nuk i pa më kurrë dhe nuk i interesuan më. Nga kjo martesë ka 4 fëmijë, një djalë 18 vjeç , një vajzë 12 vjeçe,  një vajzë 6 vjeçe, si dhe një vajzë tjetër e cila është 19 vjeç.

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan përballë Mirela Milorit Alfred Karaj, tha se e përzuri bashkëshorten nga banesa pasi, sipas tij, ajo i kishte sjellë të dashurin në shtëpi ndaj dhe ai e dëboi. Pas divorcit gjykata ia la ne ngarkim fëmijët Alfredit i cili vuan nga epilepsia. Ai thotë se ka bërë gjithçka për fëmijët e tij. Ish-bashkëshortja sipas tij nuk i është përgjigjur kurrë.

“Kur u martova isha 18 vjeç dhe ajo 16 sepse dy pleqtë i kam pasur invalidë, nuk shihnin. U martova me mblesëri sepse duhet të kujdesej dikush për prindërit. Kam 17 vjet martesë me të”, u shpreh ai.

Prej 5 muajsh, vajza e madhe ka shkuar tek e ëma e sipas tij ajo po abuzon me vajzën duke e nxjerrë në rrugë.

Ai tregon se nuk ka dashur kurrë t’i braktisë fëmijët e tij siç bëri e ëma dhe është munduar që të punojë çfarëdo lloj punë për t’i ushqyer. Madje ai tregon se ish-bashkëshortja i ka nxjerrë namin që mbledh kanaç e hekura, por sipas tij, kjo nuk është një punë turpi.

Alfredi tregon se ish-bashkëshortja nuk i ka paguar asnjëherë detyrimet që i ka caktuar gjykata për fëmijët, madje vajza e vogël as nuk e njeh sepse e ka lënë vetëm 2 vjeç. Madje nuk ka fare kontakt me të sepse nuk ia kanë njëri-tjetrit numrin.

Pjesa nga biseda:

Si është raporti me vajzën e madhe?

Vajza e madhe është 19 vjeç për 20 vjeç dhe u rikthye me mamin e vetë, ka 5 muaj.

E ëma ku jeton?

Në Fushë-Krujë, 100 metra larg e kam.

E ëma jeton vetëm, apo ka martesë tjetër?

Ka martesë tjetër dhe ka një vajzë tjetër.

Pse shkoi vajza me të ëmën, u zutë?

Nuk u zumë por i pëlqeu të rrijë me nënë e vetë.

Çfarë meraku ke ti që ajo është kthyer tek e ëma?

Unë kam merak se vajza ime ka dalë për punë.

Në çfarë kuptimi?

Është tek stacioni i trenit në Durrës. I ka gjetur punë nëna e vetë.

Këto i ke me fjalë njerëzish apo ti e di këtë gjë?

E kam parë vetë, kam folur vetë me të e më tha e di vetë, nuk më ka shitur askush, kam dalë vetë.

Ke vajtur dhe e ke takuar?

Po. Vëllai nuk pyet më për të, e di të vërtetën dhe thotë që mos e afro më në shtëpi. Një shoku im në Durrës e pa, më tha që qenka vajza jote duke punuar në rrugë dhe ndalon makinat. I thashë shko ma nxirr në telefon, e pyeta dhe më tha e di vetë unë, kam dalë për qejf.

Ajo ka qenë e martuar, por është ndarë ka dhe dy fëmijë. Djalin e ka ish-burri dhe vajzën u detyra ta lërë në jetimore. Tani Alfredi tregon se nuk ka kontakt me vajzën sepse i ndryshon numrat përditë, shkon në Fushë-Kruje për të takuar të ëmën e ik në Durrës. Nuk i ka takuar më as vëllain dhe motrat e tjera duke shkëputur çdo marrëdhënie me të.

Pse vendose të ndaheshit pas 17 vitesh?

Sepse ma solli tjetrin tek shtëpia. Ajo ma ka hedhur valium gjumi, më ka bërë me stres sepse unë vuaj nga epilepsia.

Po fëmijët jetonin në shtëpi dhe ajo fuste të dashurin në shtëpi në prani të fëmijëve?

Po, vajza e madhe e ka ditur komplet si histori.

Kur e mësove ti këtë që vinte dikush në shtëpi?

Vajza e madhe m’i rrëfeu të gjitha.

Vendosët të ndaheshit, pranoi ajo që kishte një raport tjetër?

Ajo nuk pranoi, por e pranoi ai që ka pasur.

Ti shkove në gjykatë, u divorcuat me letra dhe fëmijët kujt ia la?

Fëmijët mi la mua, ajo tha që nuk kam mundësi t’i mbaj dhe qëndroi me atë që kishte. Vinte gjithmonë në orën 12 të natës, nuk kishe se çfarë t’i bëje.

Ku jeton dhe si e ke përballuar jetën?

Unë jetoj në Fushë-Krujë në një dhomë me qira. Unë merrja ndihmë ekonomike 45 mijë Lekë të vjetra, por dy muaj nuk mi kanë dhënë sepse ka mbushur djali 18 vjeç, djali punon në lavazh.

/a.m/NOA.al