Transmetuar më 05-05-2021, 13:55

Një dozë e vaksinave COVID-19 nga AstraZeneca Plc (AZN.L) dhe Pfizer (PFE.N) rezultoi 86.6% efektive në parandalimin e infeksioneve tek njerëzit e moshës mbi 60 vjeç.

Ky është rezultati i një studimi që u publikua sot nga Koreja e Jugut.

Të dhënat nga Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë (KDCA) treguan se vaksina Pfizer, e zhvilluar bashkërisht nga BioNTech, ishte 89.7% efektive në parandalimin e infeksionit të paktën dy javë pasi u dha doza e parë, ndërsa AstraZeneca ishte 86.0% efektive.

Analiza e saj u bazua në të dhënat e më shumë se 3.5 milion njerëzve në Korenë e Jugut, të moshës 60 vjeç e lart, dhe studimi u krye për dy muaj nga 26 Shkurti i këtij viti.

Studimi përfshiu 521,133 njerëz që morën dozën e parë të Pfizer ose AstraZeneca.

“Dy vaksinat sigurojnë një mbrojtje të lartë kundër sëmundjes pas dozës së parë. (Njerëzit) duhet të marrin vaksinat e plota sipas orarit të rekomanduar, pasi shkalla e mbrojtjes do të rritet më tej pas një do," thanë autoritetet.

“Rreth 95% e njerëzve që vdiqën nga koronavirusi në vendin tonë (Koreja e Jugut) ishin qytetarë të moshuar 60 vjeç ose më të vjetër. Vaksinat do të ulin ndjeshëm rreziqet për ata njerëz," tha zyrtari i ministrisë së shëndetësisë Yoon Tae-ho të mërkurën.

Yoon tha se mundësitë e efekteve anësore përfshirë mpiksjen e gjakut janë "jashtëzakonisht të ulëta" dhe ato janë kryesisht të shërueshme.

Koreja e Jugut deri më tani ka vaksinuar 6.7% të 52 milion popullsisë së saj, por ka vendosur një synim ambicioz për të vaksinuar 70% të njerëzve të saj deri në shtator dhe për të arritur imunitetin e tufës deri në nëntor.

Duke filluar nga sot, Koreano-Jugët të cilët janë vaksinuar, tregojnë një test negativ COVID-19 apo nuk shfaqin asnjë simptomë, nuk do të përjashtohen nga karantina e detyrueshme dy-javore pas kthimit të tyre nga udhëtimet jashtë shtetit, për të inkurajuar më shumë vaksinime.

Koreja raportoi 676 raste të reja COVID-19 nga mesnata e së martës, duke i çuar infeksionet totale të vendit aziatik në 124.945, me 1.847 vdekje në total që nga fillimi i pandemië./a.m/NOA.al