Transmetuar më 04-05-2021, 23:01

Kompania WhatsApp po punon për të sjellë aftësinë për të dëgjuar një mesazh audio në iPhone para se ta dërgoni atë.

Funksionaliteti u zbulua nga faqja WABetaInfo, e cila identifikoi kodin në një version të aplikacionit që nuk është ende i disponueshëm për përdoruesit përfundimtarë apo edhe testuesit beta.

Sipas burimit, platforma do të prezantojë një buton rishikimi pranë mesazhit zanor, kështu që mund ta kontrolloni, nëse dëshironi, para se ta dërgoni atë te marrësi.

Deri më sot, është e mundur të anulohet dërgimi, nëse personi në anën tjetër nuk e ka hapur ende skedarin, siç është rasti me tekstet, fotot dhe videot.

WhatsApp po punon gjithashtu për ndryshimin e kohëzgjatjes së mesazheve efektive, për t’u kufizuar në 24 orë.