Transmetuar më 04-05-2021, 19:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim kandidatët për deputetë të PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha mësohet t’u ketë thënë atyre se misioni për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon ende, me fuqi maksimale.

“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë.

Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo.

Tani do të luftojmë me të gjithë fuqinë tonë deri në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale.

Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë”, ka thënë Basha. /k.k/noa.al/