Transmetuar më 04-05-2021, 18:07

Një punonjë policie, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, është vënë në pranga nga kolegët e tij.

Burimet zyrtare thonë se ai dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në datën 29 prill të këtij viti.

“Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë K.K. ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale”, sqaron policia.

Mësohet se e mitura ka kundërshtuar policin dhe është larguar me forcë nga banesa.

E gjithë ajo që ka ndodhur është dokumentuar edhe me prova filmike, dhe punonjësi i policisë thuhet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”. /k.k/noa.al/