Transmetuar më 04-05-2021, 17:46

Që pas shembjes së Teatrit Kombëtar, përfaqësues të mbrojtjes së këtij institucioni kanë nisur betejën në organet e drejtësisë duke e quajtur të padrejtë rrëzimin e tij.

Tanimë që Gjykata Kushtetuese është funksionale, ka vendosur që ta shqyrtojë këtë çështje.

Seanca e parë pritet që të mbahet muajin e ardhshëm, dhe më konkretisht në datën 3 qershor.

Ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta ai që ka depozituar në Kushtetuese vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës që i hapi rrugë shembjes së Teatrit.

Protesta e gjatë e aktorëve dhe shoqërisë civile nuk e ndali shembjen e godinës. /k.k/noa.al/