Transmetuar më 04-05-2021, 16:36

Edhe në Kosovë ka nisur procesi i vaksinimit, prej disa ditësh.

Duket se ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës së koronavirusit atje.

Së fundmi, autoritetet kanë raportuar për 75 raste të reja në 24 orë, nga 1 mijë e 312 testime.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Malishevë 4 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Pejë 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Graçanicë, Kaçanik, Shtime, Viti dhe Vushtrri.

Ndërkohë, katër peciientë kanë humbur jetën në spitalet Covid.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.711, nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, dhe 2.191 raste të vdekjes. /k.k/noa.al/