Transmetuar më 04-05-2021, 15:16

SPAK kërkon konfiskimin e 82 milion e 440 mijë e 285 lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt.

Kërkesa për sekuestron e pasurive vjen në të njëjtën ditë, pas kërkesës që bëri sot SPAK, në mbyllje të dosjes hetimore për 4 anëtarët e grupit Habilaj.

SPAK kërkoi për katër anëtarët e grupit  63 vite burg në total.

Organi i akuzës kërkon tashmë edhe konfiskim të 22 pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt në Vlorë.

Disa nga pasuritë janë në emër të familjarëve të tyre.

Bëhet fjalë për ndërtesë, një sërë apartamentesh si dhe garazhe.

Pasuritë  ndodhen të gjitha në Vlorë. Disa prej pasurive figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.

Mes konfiskimeve është dhe një shoqëri tregtare me emrin ”TURI&MZB” sh.a.

/a.m/NOA.al