Transmetuar më 04-05-2021, 15:10

Një aksident ndodhi në aksin rrugor Mamurras-Tumanë, në afërsi të lagjes “Demokracia”/

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrën, në aksin rrugor Mamurras-Tumanë, në afërsi të lagjes “Demokracia”.

Mësohet se drejtuesit e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes.

Ata janë dërguar me urgjencë drejtë spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore nga bluzat bardha.

Si pasojë e përplasjes një nga automjetet tip “Benz” ka devijuar nga rruga dhe  ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./a.m/NOA.al