Transmetuar më 04-05-2021, 14:50

Burri i parë shtatzënë në Spanjë, Ruben Castro, ka lindur fëmijë.

Emrin ia ka vënë Luar.

Shtatzënia transgjinore e 27-vjeçarit mori vëmendje të madhe të medieve lokale, sepse ishte rasti i parë publik i këtij lloji në Spanjë.

Ishte vetë Rubeni që e ndau lajmin e lindjes së fëmijës.

Ai shkroi në rrjetet sociale të dielën mbi lajmin e gëzueshëm:

“Luar ka ardhur”. Postimit ia bashkëngjiti një fotografi të dorës së fëmijës duke ia mbajtur gishtin, sipas asaj që raporton “20 Minutos”.

“Më falni për heshtjen, mungesën dhe që nuk u jam përgjigjur mesazheve tuaja, isha duke e mirëpritur në këtë botë këtë gjë të çmuar që e kam vajzë”, tha ai.

27 vjeçari falënderoi njerëzit për mesazhet e përkrahjes dhe për urimet dhe pranoi se lindja e fëmijës ka qenë gjëja më e vështirë por edhe më e dëshiruar që ka përjetuar deri më tani. “Kjo aventurë sapo ka filluar” shkroi Rubeni.

Castro kishte dhënë një intervistë më herët, në të cilën kishte thënë se ka pasur vështirësi gjatë shtatzënisë. /a.m/NOA.al