Transmetuar më 04-05-2021, 14:44

Sonte në mbrëmje do të luhet takimi i dytë mes Manchester City dhe PSG, e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.

Ekipet respektive do të synojnë fitoren dhe kalimin për në raundin final të kompeticionit.

Megjithatë anglezët duken më të favorizur, dhe kanë në avantazh të paktën dy elementë.

Ata fituan në ndeshjen e parë në Paris, dhe ndeshja e sotme luhet në Angli.

Si City ashtu edhe PSG nuk kanë asnjë mungesë në skuadër. /k.k/noa.al/