Transmetuar më 04-05-2021, 13:21

Pasi dështoi në dy tentativat e para, Barcelona ka gati goditjen e parë në merkaton e verës. I ndjekur prej kohësh nga klubi “blaugrana”, Memphis Depay pritet të transferohet në La Liga sapo të mbyllë këtë sezon me Olympique Lyon. E sigurt për këtë është “El Mundo Deportivo”, e përditëshmja katalunjase gjithmonë e mirë informuar për atë që ndodh te Barcelona.

Sipas saj, sulmuesi holandez kaloi të hënën në qytetin e tij të ardhshëm, ndërsa si mision kishte gjetjen e një shtëpie. Një detaj i rëndësishëm, që afron më shumë Depay me “Camp Nou”. Sulmuesi ka zgjedhur skudrën “blaugrana” pavarësisht ofertave të tjera të rëndësishme. Diferencën në vendimin e tij e ka bërë trajneri Ronald Koeman, me të cilin ka punuar në kombëtaren e Holandës.

Memphis Depay do të jetë një përforcim I rëndësishëm për Barcelonën, por edhe një “biznes” i mirë për klubin, pasi futbollistit i skadon kontrata me Lyon në fund të sezonit dhe do të transferohet me parametra zero./K.B/NOA.al