Transmetuar më 04-05-2021, 12:22

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas deklaratave të Lulzim Bashës, se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama i ka bërë një tjetër ftesë kryedemokratit.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!”, shkroi Edi Rama

“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, u shpreh kryeministri, në reagimin e tij, lidhur me pretendimet e fundit të opozitës.

/a.m/NOA.al