Transmetuar më 04-05-2021, 12:11

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarët e dyshuar të grupit kriminal "Habilaj".

Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh, në kuadër të një grupi kriminal, që lidhur me veprimtarinë e tyre, u goditën fillimisht nga policia dhe drejtësia italiane.

Në pretencë, SPAK pas mbylljes së hetimeve,  kërkon gjithashtu që katër të pandehurit e grupit, përkatësisht Moisi Habilaj, Nazer Seiti, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë

Pas mbylljes së hetimeve, kërkesa e SPAK:

Moisi Habilaj: 18 vite burg

Nezar Seiti: 15 vite burg

Meridian Sulaj: 15 vite burg

Fatmir Minaj: 15 vite burg

/a.m/NOA.al