Transmetuar më 04-05-2021, 11:35

Një grua nga Prishtina ka denoncuar ish- të dashurin se e ka marrë me forcë nga banesa dhe e ka dhunuar, aq keq, saqë ajo ka përfunduar në spital.

Gruaja mësohet se është marrë me forcë rreth orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme.

Sipas policisë, e dhunuara ndodhet aktualisht në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Pas denoncimit të saj në polici dhe hetimeve paraprake, me urdhër të prokurorit, policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin.

Po punohet për motivin dhe zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, ku shpesh femrat bie viktima.

/a.m/NOA.al