Transmetuar më 04-05-2021, 11:06

Grabitje me dhunë në Tiranë.

Dy persona të maskuar kanë kërcënuar punonjësin e “Exchange” me sende të forta, përfshirë edhe një sqepar, si dhe e kanë dhunuar atë, për të realizuar më pas grabitjen.

55-vjeçari Qani Zili ka kenë qenë duke transportuar drejt bankës një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra, kur ra sot paradite pra e një grabitjeje, në Rrugën e Kavajës, Tiranë.

Dy të dëshuarit kanë qenë të maskuar gjatë grabitjes, dhe lëviznin me një motor, të cilin e kanë braktisur pak metra më tej, pasi janë përplasur me një makinë.

Edhe vetë punonjësi i njësisë valutore ka qenë duke transportuar shumën e parave me motorin e zi.

Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa motori që dyshohet se kreu grabitjen, është gjetur i braktisur./a.m/NOA.al