Transmetuar më 04-05-2021, 10:33

Pas zgjedhjeve të 25 prilli, ka nisur sot seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi theksoi së në Kuvend janë depozituar dy vakanca dhe se një grup deputetësh kanë paraqitur kërkesë për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Ndërkohë në fjalën e tij Halit Valteri ka kërkuar miratimin e faljes së gjobave që janë marrë gjatë pandemisë së Covid.

“Zoti Balla do t’ju lutesha ta merrni në konsideratë dhe unë do të punoj fort që opozita të na bashkohet tek kjo nismë”, tha ai.

Në fjalën e tij Taulant Balla tha se seanca e 13 majit të zëvendësohet për shkak se përkon me festën e Bajramit, ndërsa seanca e ditës së enjte të zhvillohej në ditën e premte./a.m/NOA.al