Transmetuar më 04-05-2021, 10:16

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në fjalën e saj të rastit në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ‘Defender Europe 21’, tha se SHBA nuk do t’i harrojë kurrë sakrificat e shqiptarëve në luftë krah për krah amerikanëve.

"Dua t’i uroj mirëseardhjen gjeneralëve, 3 gjeneralë amerikanë 4 yje mblidhne në të njëjtën kohë në të njëjtin vend. Prania juaj konfirmon që roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është pritëse e më shumë aktiviteteve se çdo vend tjetër në rajon. Kjo nuk është rastësi. Shqiptarët kanë luftuar përkrah nesh krah për krah. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat tuaja. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju kemi në aleancë. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Ju kurrë nuk keni hezituar për të ndihmuar. Na keni përsëritur gjithmonë dhe na keni treguar potencialin taktik dhe strategjik në Shqipëri. Kjo stërvitje është historike. Jemi gjithmonë krah për krah jush, tani, nesër e përgjithmonë", tha Kim.  /S.H /NOA.al