Transmetuar më 04-05-2021, 09:40

Punonjësit e kopshteve zoologjike nëpër botë kanë treguar në Reddit disa kuriozitete nga puna e tyre me kafshët e egra.

Mes qindra gjërave interesante të zbuluara, njëra bënte më shumë përshtypje: kafsha më e rrezikshme në një kopsht zoologjik nuk është luani. Madje, as tigri.

“Kafsha më e rrezikshme, të cilës ne i trembemi më shumë në rast se arratiset, nuk është ai që mendojnë njerëzit. Nuk është as luani, as tigri, as ndonjë mishngrënës tjetër i madh në trup. Është shimpanzeja. Ata mund të të shqyejnë krahun dhe të të rrahin me të deri në vdekje vetëm po të panë”, thotë njëri nga punonjësit. /S.H /NOA.al