Transmetuar më 04-05-2021, 09:26

Tetë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të 30-vjeçarit B.S., pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 20-vjeçarit K. D., pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik 20-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 48 vjeçari S. K.,, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Th. A., 33 vjeç dhe I. Gj., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

R.J., 19 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;

D.G., 50 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Gjatë natës, në rrugën e Kavajës, kanë vjedhur një aparat celular në dyqanin në pronësi të shtetasit R. L., 34 vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./K.B/NOA.al