Transmetuar më 03-05-2021, 21:37
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, dhe si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia ku shkruan: 

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”./noa.al/