Transmetuar më 03-05-2021, 18:19

“Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur atë natë”.

Kanë qenë këto fjalët e Florian Tonuzit, i cili pak ditë më parë qëlloi për vdekje me thikë vëllain e tij.

Ndërkohë sot, Gjykata e Peshkopisë e la në burg për akuzën e vrasjes së vëllait të tij të vogël.

Ende janë të paqarta shkaqet e krimit në familje, pasi Floriani nuk pranon që të japë detaje, duke pretenduar se nuk mban mend asgjë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 prillit, ku pasi u kthyen nga lokali që kanë marrë me qera vëllezërit u konfliktuan dhe viktimë mbeti Benard Tonuzi. /k.k/noa.al/